Nëna shkon në festival e lë fëmijën në veturë, zëri tij ‘pushton’ qytetin

Ne tashmë e dimë se asnjë gjallesë nuk duhet lënë pas në një makinë të nxehtë në verë - edhe nëse mendoni se keni diçka "më të rëndësishme" për të bërë ose se nuk do të zgjasë shumë.

Fun

25/07/2018 17:45

Kjo është e pamendueshme sidomos kur është fjala për fëmijën tuaj.

Mjerisht, kjo është pikërisht ajo që një i vogël 2-vjeçar duhet të durojë së fundi në Rheda Wiedenbrück, Gjermani. Fëmija u lirua nga policia pas gati 30 minutave duke qarë në një makinë të nxehtë, transmeton lajmi.net.

Ku ishte nëna? Me një mik në një festival.

Bild raporton se vonë të hënën në mbrëmje, një oficer ka liruar një djalë të moshës rreth 2-vjecare nga një makinë shumë e nxehtë, pasi një kalimtarët e thirri policinë.

Fëmija i dëshpëruar, kishte djersitje, po bërtiste dhe qante nga makina.

Për më shumë se 30 minuta, djali i vogël bërtiti derisa oficerët nxituan në ndihmë, duke thyer dritaren e makinës dhe duke e nxjerrë jashtë.

Dhjetë minuta më vonë, nëna 22-vjeçarja u kthye nga festivali. Djali i vogël ishte me fat që një kalimtar ishte mjaft vigjilent për ta vënë re dhe për të bërë thirrjen e urgjencës. /Lajmi.net/