Nëna rruan kokën për shkak të vajzës me kancer (Foto)

Faith, vajza u dëshpërua kur e kuptoi se duhet të rruante kokën për shkak të operacionit që do të bënte. Mjekët kishin gjetur tumor brenda nervit optik dhe duhej të prenin një pjesë të flokëve që të përgatitej për atë që do të ndodhte.

Lifestyle

05/03/2017 18:56

Rruarja e kokës pati një efekt të keq në gjendjen emocionale të vajzës, duke i shkaktuar shumë stres, transmeton lajmi.net

Prandaj, nëna e saj, Jamia Dawn erdhi me një ide brilante që vajza e saj të ndihet më mirë. Ajo shkoi në shtëpi dhe u kthye me të njëjtin stil të flokëve sikurse Faith.

Vajza e saj u ndje shumë më komfort.

Ju mund të shihni në fytyrën e saj se ato të dyja janë bashkë plotësisht në këtë ngjarje. Vajza e vogël e di se nëna është gjithmonë pranë saj, pavarësisht asaj çka ndodhë. Çdo luftë është e lehtë kur e di se nënën e ke pranë. /Lajmi.net/

shave-1