Nëna që u shpall e vdekur, rikthehet pas 24 vitesh te fëmijët e saj

Një grua nga Rusia e cila braktisi shtëpinë e saj si një adoleshente 13 vjeçare në vitin 1992 pasi kishte një mosmarrëveshje me prindërit e saj, u shpall e vdekur.

Fun

02/06/2016 10:57

E njohur si Julia G. Nikolaevna, u deklarua e vdekur megjithatë tani ajo u shfaq përsëri e gjallë transmeton lajmi.net

Policia gjetën një fëmijë pa mbikëqyrje në një stol në një park të qytetit, por për pak minuta erdhi një nënë me dy fëmijë tjerë dhe tha se ishte fëmija i saj.

Ajo nuk ishte asnjë ID, kështu që u dërgua në stacionin policor për të vërtetuar identitetin e saj dhe nëse fëmija ishte i saj.

Ata zbuluan se Julia kishte lindur më 6 prill 1979 dhe u rendit si e vdekur “në bazë të dhënave të informacionit dhe referencës”.

Ajo u kishte thënë policisë se që nga viti 2015 jeton në Tula, por dikur ishte nën ndikim të një kulti fetar që ndalohej në Rusi, dhe kështu u krijuan probleme me prindërit e saj, më pas ishte arratisur nga ai qytet pa i treguar askujt.

Në Tula ajo kishte gjetur strehim, megjithatë në vendin ku ka lindur është shpallur e vdekur.

Por ajo kishte vërtetuar se ishte nënë e fëmijëve duke u dëshmuar me dokumentet dhe certifikatat e lindjes së fëmijëve te saj.

Policia ka raportuar se fëmijët e njihnin nënën e tyre, gjithashtu kërkonin ta kenin afër përsëri kështu autoritetet kanë filluar t’i ofrojnë ndihmë. /lajmi.net