Nëna që iu vetëvra djali, i shkruan letër prindërve

Një nënë, djali i së cilit kishte vrarë veten pas ngacmimeve të ndryshme në shkollë dhe komenteve të këqija në internet, ka folur duke kërkuar më shumë kontroll për rrjetet sociale.

Bota

06/10/2016 20:33

Felix Alexander, nga qyteti angelz, Worcester, ishte vetëm 17 vjeç kur e vrau veten pas ngacmimeve të ndryshme që kishte marr në shkollë, që u përkeqësuan në internet.

Nxënësit e kishin cilësuar atë si “personin më të urryer në shkollë”, dhe edhe pse kishte ndërruar shkollë ngacmimet kishin lënë shumë pasoja tek ai, transmeton Klan Kosova.

Nëna e tij, Lucy Alexander, ka thënë se ngacmimet kishin lënë shenjë të përhershme tek mendja e tij më nuk kishte qasje në rrjete sociale, por kjo gjë e bëri atë të ndihej edhe më i izoluar.

“Më 27 prill të vitit 2016, djali jonë i bukur 17 vjeçar vrau veten. Ai vendosi të vetëvritej, pasi që nuk shihte ndonjë mënyrë që të ndihej i lumtur. Vetëbesimi i tij ishte vyshkur, pas viteve të tëra të ngacmimeve në shkollë. Filloi me sjellje jo të mirë ndaj tij dhe izolim gjatë viteve por komentet urrejtëse në rrjete sociale vetëm sa ia renduan gjendjen. Njerëzit që as nuk e kishin takuar Felix, abuzonin me të në internet. Ai e kuptoi që nuk mund të ndihej i lumtur dhe nuk mund të bënte shoqëri, pasi që ai ishte djali më i urryer në shkollë.  Ai ndërroi gjashtë shkolla, por prapë nuk ndihej i lumtur. Bëri miq në shkollën e re dhe mësuesit e nxënësit e shikonin atë si një djalosh shumë të dashur. Por ai ishte aq i dëmtuar nga abuzimi sa më nuk ishte i sigurt që të fillonte t’i besonte dikujt tjetër”.

Ajo më vonë në letër i bënte thirrje të gjithë prindërve që të jenë të kujdesshëm çfarë fëmijët e tyre bëjnë në rrjete sociale.

“I bëjë apel prindërve, ju lutem keni kujdes se çfarë fëmijët tuaj bëjnë. Kuptojeni se në çfarë platforma online hynë fëmijët e juaj”, shkruan nëna.