Nëna mori telefonin e vajzës 10 vjeçare, por u tmerrua çfarë pa

Nëna e vajzës 10 vjeçe u tmerrua kur në telefonin e vajzës gjeti mesazhe të pedofilit.

Lifestyle

01/05/2017 09:12

Britanikja, identiteti i së cilës nuk u zbulua gjeti mesazhet e pedofilit i cili e përdorte emrin Daniel Forial në të cilat ai kërkonte nga vajza e mitur që t’i dërgojë fotografitë lakuriqe.

Besohet se pedofili është nga Florida dhe se vajzën e ka gjetur nëpërmes të rrjeteve sociale, i shkruante nëpërmes të Snapchat’it dhe faqeve tjera, si  Live.Me.

Për të fituar besimin e saj në fillim i dërgonte mesazhe të pafajshme, e më pas kërkoi që t’i dërgoj fotografitë e turpshme.

Në mesazhe shihet se si burri e pyet vajzën se a mund të fotografohet për të. Kur vogëlushja refuzon, ai vazhdon për ta bindur, duke i shkruar se ky do të jetë sekreti i tyre i vogël.

Nëna ka thënë se ishte e tmerruar me atë se çfarë ka parë.

“E di që vajza ime nuk është caku i vetëm. Ajo është e pjekur për moshën që e ka dhe nuk ra në kurth. Ka profile në Facebook, si edhe shokët e saj, dhe luajnë lojëra në të. Kur pash mesazhet, më erdhi të vjellë. Vendosa që të flas publikisht për këtë, në mënyrë që prindërit të kenë kujdes për fëmijët e tyre”, ka thënë ajo.

Kur nëna e morri telefonin dhe vazhdoi duke u bërë se është vogëlushja, pedofili kërkoi nga 10 vjeçarja që t’i heqë sytjenat dhe të fotografohet.

“Unë nuk i mbaj ato, ato janë për vajza më të mëdha”, u përgjigj nëna, në çka burri reagon: “Atëherë vetëm qoje bluzën dhe fotografohu”.

Atëherë nëna vendosi që ta lajmëroj pedofilin në polici të Floridës, dhe hetimi është në vazhdim, shkruan Daily Mail, përcjell gazetametro.net