Nëna i lutet tinejxherëve të qëndrojnë larg nga droga, pasi vajza e saj mbeti në komë

Nëna Karry Robinson ka lëshuar një paralajmërim ndaj tinejxherëve dhe të rinjëve pasi që nga një party, duke pirë drogë vajza e saj 16 vjeçare mbeti në komë në ditën kur kishte për të boksuar.

Bota

10/01/2017 16:41

Daily Mail raporton se vajza e Kerryt, Leah, ka pirë një pilulë gjatë Krishtlindjeve. Ajo ka mbetur e shtrirë në spital, në komë, transmeton lajmi.net.

Në ditën kur kishte për të boksuar, Kerry me zemër të thyer postoi një fotografi të vajzës për të parandaluar të tjerët nga gjendja e tillë.

“Kjo ka për t’ju ndodhur”, shkroi Kerry. “Ju lutem mos merrni pilula”, shtoi ajo.

Më vonë gjatë asaj nate, Kerry postoi edhe një tjetër status duke thënë se shpreson që fëmijët e tjerë të mos sillen rrotull për të marrë pilula.

Shumë komente janë bërë dhe postimi i saj është shpërndarë mjaft shumë në rrjetet sociale.
“E di se si mund të ndiheni”, ka shkruar Jayne Gregory. “Vajza ime ka qenë në komë disa muaj më parë. Më vjen keq që dëgjoj për tuajën Leah.”

Ndërkaq Louise Caddick ka shkruar, ” Të shpresojmë se kjo do të jetë mësim për të gjithë tinejxherët të cilët mendojnë të marrin pilula.”Leah shortly after waking from her coma. (Image via North West News Service)

Profesori Kaet Ardern, drejtori i shërbit publik ka thënë se shkaqet janë të panjohura që kanë sjellë në këtë gjendje vajzën.

Ndërsa për pilulat ka thënë se “Ato mund të shkaktojnë efekte anësore shumë të rrezikshme të cilat duhet trajtuar vetëm në spitale, por mund të sjellin edhe vdekjen.”

Ai i këshillon të rinjtë që të kujdesen për veten dhe të mos marrin drogë. /Lajmi.net/