Nëna lind 17 fëmijë për 29 orë (Video)

Një grua amerikane ka thyer rekordin botëror në një shtatzëni të vetme, duke lindur 17 foshnje përgjatë 29 orëve në spitalin Indianapolis, transmeton lajmi.net

Lifestyle

26/03/2017 19:35

“Ishte e pabesueshme” spjegon dr. Jack Morrow i cili asistoi gjatë operimit të kësaj gruaje.

“Foshnjet po vinin vazhdimisht njëra pas tjetrës… Mendoj se do të kem ankth për këtë ditë shumë kohë. Ky është asistimi im i fundit!” shtonte ai.

Catherine Bridges dhe burri i saj kanë tentuar të kenë një fëmijë për shumë vite me radhë dhe vendosën vitin e kaluar që të përdornin një ndërhyrje mjekësore në klinikën Rhodes Island.

Procesi ishte i suksesshëm, ndërsa çifti u bë me 18 djem të mrekullueshëm.

Çifti kishte zgjedhur emrat e djemve si në vazhdim: James, Jacob, Jarod, Jarvis, Jason, Jeffrey, Jeremy, Jerome, Jesse, Jimmy, Joachim, Jonathan, Jonas, Joseph, Julian, Jimbo dhe befasisht, Darth Porkinus. /Lajmi.net/

YouTube player