Nëna lëndohet, djaloshi zhduket pas sulmeve në Barcelonë – gjyshi kërkon ndihmë (Foto)

Një hetim urgjent ka nisur për shtatëvjeçarin e zhdukur me nënshtetësi australiane dhe britanike pas sulmeve terroriste në Barcelonë.

Bota

18/08/2017 22:28

Në sulmet e djeshme në Spanjë kanë mbetur të vdekur 14 persona dhe më shumë se 100 janë lënduar.

Në mesin e të lënduarve dhe të vdekurve në sulmet terroriste në Barcelonë ka shtetas nga së paku 34 vende, transmeton lajmi.net.

Gjyshi i fëmijës Julian Cadman i ka lutur përdoruesit e Facebook-ut që të shpërndajnë fotografinë e tij në këtë rrjet social.

Ai ka shtuar se nëna e fëmijës është lënduar gjatë sulmeve në Barcelonë dhe se e kanë gjetur në spital në gjendje stabile, por djaloshi është zhdukur.

Sipas AFP-së, fotografia është bërë “share” më shumë se 84 mijë herë, dhe se ky është vetëm një shembull se si njerëzit po tentojnë në të gjitha mënyrat që të gjejnë të dashurit të tyre që janë zhdukur pas sulmeve në Spanjë. /Lajmi.net/