Nëna lan foshnjën 9 muajsh me pompë, ja pasoja shokuese!

Një foshnje 9 muajshe ka rrezikuar jetën për shkak të një incidenti si pasojë e neglizhencës së të ëmës.

Fun

12/06/2016 14:26

Vogëlushi është djegur në 30% të trupit, pasi e ëma u përpoq ta freskonte atë në pishinë, duke e larë me pompë. Por nëna mesa duket kishte harruar një detaj shumë të rëndësishëm. Faktin që pompa e ujit ndodhej në diell dhe që uji mund të ishte i nxehtë.

Pa e menduar këtë, ajo i ka hedhur ujin e përvëluar djalit. “E dëgjova të qajë”, është shprehur e ëma e Nicholas Woodger duke shtuar se mendoi për një moment se ishte një trill i fëmijës.

“Nuk e mendova për asnjë moment se ai ishte djegur”, ka thënë ajo, shkruan The Sun. Policia e ka pranuar ngjarjen si një incident, duke paralajmëruar nënën e fëmijës që të tregojë kujdes në raste të tjera, pasi mund edhe të arrestohet.