Nëna kineze vesh vajzën e saj me veshje kombëtare shqiptare (Foto)

Fotografja e njohur me prejardhje kineze, Laura Izumikawa, njihet me fotografitë që ajo i realizon duke i pasqyruar veshjet e ndryshme të botës.

Fun

26/02/2017 15:52

Personazh gjithmonë e ka vajzën e saj. Këtë herë Laura ka vendosur që vajzën ta veshë me veshjen kombetare shqiptare.

Fotoja ka marrë mijëra pëlqime nga persona të ndryshëm

“Kjo veshje e bukur është nga #Albania. Shqipëria është një vend me bukuri magjepsëse. Unë e kam njohur Shqipërinë NGA Nëna Teresë”, ka shkruar Laura në rrjetin social Facebook.