Nëna kërkon ndihmën e Policisë për vajzën 14-vjeçare që është zhdukur tash e dy javë

Leontina Kryeziu një e mitur nga Gjilani, ka tash e dy javë që është larguar nga shtëpia ku jeton dhe ende nuk dihet vendndodhja e saj.

Lajme

20/09/2018 21:59

E mitura ende nuk ka mbushur 14 vjet.

Nëna e saj ka raportuar rastin në Polici pas dy javësh, me pretekstin se ajo është larguar nga shtëpia edhe më parë.

Sipas saj, herët e tjera e mitura është gjetur në Prishtinë, në shoqëri të disa meshkujve po ashtu të komunitetit rom.

Ismet Hashani, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjilanit, ka thënë se kërkimet dhe hetimet kanë filluar.

Fëmijët e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian mbeten më të margjinalizuarit dhe shpesh viktimë të trafikimit.