Nëna kafshon qenin që të shpëtojë vajzën dy vjeçare (Video)

Dy vjeçarja, Mackenzi Plass nga Teksasi ka qenë rrugës drejt shërimit, pas shumë operacioneve në fytyrën e saj, kur kjo histori është publikuar në youtube.

Lifestyle

21/02/2017 16:57

Ajo u sulmua në mars të vitit të kaluar, ndërkaq nëna e saj kafshoi veshin e qenit, transmeton lajmi.net

Nëna 33 vjeçare ishte me vajzën Mackenzi duke u kujdesur për qenin e një mikeje në shtëpi, kur ai iu afrua vajzës së vogël.

Ai filloi të nuhasë erën e saj, dhe më pas iu sul për ta kafshuar.

Duke u munduar ta largojë qenin me dorë, ai ia kafshoi njërën dorë dhe ia mbante ndër dhëmbë, dhe ndërkaq që dora i gjakoste shumë, nëna u përkul më shumë dhe kafshoi veshin e qenit, duke ia hequr të gjithin.

Gjatë asaj kohe, ajo thirri policinë, të cilët erdhën dhe e plagosën qenin, ndërkaq nëna dhe e bija iu nënshtruan operacioneve për t’u rikuperuar. /Lajmi.net/

YouTube player