Nëna i vdiq para syve të tij, dhe sot është lojtari më i mirë në Serie A

Joao Cancelo jo pa meritë po cilësohet si transferimi i dytë më i mirë në Serie A pas Cristiano Ronaldo.

Sport

13/12/2018 19:14

‘Zonja e Vjetër’ gjatë verës ofroi Cristiano Ronaldon nga Real Madrid dhe Joao Cancelon nga Valencia, dhe këta të dy kanë pasur nevojë për vetëm pak paraqitje të mira për të fituar epitetin e transferimeve më të mira në Serie A, shkruan lajmi.net.

Cancelo 24 vjeçar, i cili pas një sezoni të mirë te Interi ku ishte i huazuar nga Valencia, verën e kaluar kompletoi transferimin te kampionët e Serie A, te skuadra e Juventusit për 40 milionë euro.

Me paraqitjet e deritanishme, ku sipas ‘Whoscored’ ai renditet si lojtari i tretë më i mirë i këtij sezoni në Serie A, portugezi ka justifikuar shumën e paguar për të.

Por pas gjithë këtyre sukseseve, qëndron një ngjarje e rëndë e jetës së Cancelos, i cili pesë vite më parë ka humbur nënën e tij në një aksident trafiku.

Vdekja e nënës së tij erdhi pas një tragjedie të tmerrshme, ku në vitin 2013 humbi jetën pas një aksidenti me makinë para syve të tij.

Cancelo gjithë sukseset e tij në futboll ia dedikon nënës së tij, duke thënë se kjo tragjedi e ka motivuar për sukses në karrierën e tij./Lajmi.net/