Nëna i shpëton jetën 3 vjeçares, duke e goditur me shkelm! (Video)

Edhe pse nga pamjet duket se nëna godet pa mëshirë vajzën trevjeçare, në bazë të deklaratave të saj dhe pohimeve të personave të sigurimit ajo kishte një arsye për të.

Bota

01/02/2017 15:12

Në videon e bërë në Malajzi shihet se vajza arrin te lifti i hapur, dyert e së cilit nisin të mbyllen. Atëherë shihet se si nëna vrapon dhe godet vajzën.

Siç shkruan Metro, nëna ka bërtitur duke dashur t’ia bëjë vajzës me dije të largohet nga dera e liftit që nuk ka sensorë, e pastaj godet nga frika se dyert do ta mbanin në mes e do ta vrisnin duke shkuar lifti lart, transmeton Telegrafi.

Këtë e thotë edhe sigurimi i ndërtesës.

“Lifti nuk ka sensorë; është veç kabina e susta brenda që dera të mbahet hapur. Vajza kishte fat sepse nëna shpejtë reagoi dhe e largoi”, ka thënë sigurimi, duke shtuar se nëna e vajza nuk janë banorë të ndërtesës, porse kishin ardhur për vizitë tek të afërmit. /Telegrafi/