Nëna i la, babai vdiq, 10 vjeçarja kujdeset për vëllezërit e motrat e saj

Bëhet fjalë për një fëmije nga fshati i vogël në Nantang. Pak vite më parë babai i saj vdiq nga kanceri dhe nena e saj e papergjeshme u largua. Që atëherë, si më i madhja nga 3 femijet, Xiao Ying mori përsipër përgjegjësinë e një ‘nëne të re’.

Fun

29/04/2018 12:56

Ajo duhej të kujdesej për dy vëllezërit e saj më të vegjel,ata jetonin një jetë të varfër.

Pa marrë parasysh veshtiresine e jetes se tyre, ajo nuk i braktisi vëllezërit e saj.
Në mëngjes, Xiao Ying u mësonte vellezerve si te lanin dhëmbët.Ajo i conte dy vëllezërit e saj në shkollë dhe shoqeruesi i tyre ishte qeni i xhaxhait te tyre.
Meqë prindërit e tyre nuk ishin me me ta, të tre vëllezërit e motrat jetonin me xhaxhain e tyre.

Xiao Ying ishte një vajzë e pjekur. Ajo ruante copën e bukës për vëllezërit e saj për të ngrënë.
Ajo ulej në tavolinën e mësuesve duke udhëhequr shokët e klasës së saj ne zgjidhjen e ushtrimeve.

Jo vetëm që Xiao Ying kujdesej mirë për vëllezërit e saj, por ajo ishte gjithashtu një studente shembullore.
Xiao Ying shkonte cdo dite për të marrë ujë nga pusi.
Pas shkollës, Xiao Ying nxitonte per në shtëpi për të përgatitur ushqimin dhe të kujdesej për vëllezërit e saj.
Ata hanin buke në shtëpi përpara se të shkonin në shtëpinë e xhaxhait të tyre për të fjetur natën.

Çdo ditë Xiao Ying kishte një listë të gjatë pune për të bërë. Merrte uje,gatuante, lante rroba dhe punë të tjera shtëpiake. Ajo përfundonte të gjitha detyrat me lehtësi.
Në foton më poshtë, Xiao Ying shihet duke larë orizin në përgatitje për ta gatuar atë për darkë
Pas disa vitesh Xiao Ying u be një kuzhiniere e kualifikuar.

Ajo nuk pëlqen kur njerëzit kerkojne permendin ose kerkojne ndonjë lajm nga nena e saj. Por ajo ende shpreson që ajo të kthehet dhe të kujdeset për ta.
Ata zakonisht konsumojne perime dhe oriz,rralle konsumojne mish.Herë pas here, xhaxhai i tyre ose fqinjët u japin atyre ndonje pjate ekstra.
Ata gjithashtu kanë një pulë që e mbajnë si shoqe.
Vëllezërit e saj janë shumë të vegjel për të bërë ndonjë punë, kështu që Xiao Ying i ben te gjitha vete.

Xhaxhai i tyre i propozoi Xiao Ying-it t’i jepte dy vëllezërve e saj për birësim, por Xiao Ying ishte kundër kesa ideje.
Pasi nëna e Xiao Ying mesoi se burri i saj kishte kancer, ajo fshehurazi mori të gjitha kursimet e tyre dhe iku. Jo shumë kohë pas, babai i tyre vdiq.
Shkolla e Xiao Ying mblodhi ndihma per ta.
Shumë njerëz te tjere i dhuruan para per te plotesuar nevojat e përditshme pasi mësuan situatën e saj të trishtuar.