Nëna harron çelësat e shtëpisë, detyron djalin të hidhet nga ballkoni

Kishin dalë për pak minuta dhe kur u kthyen, kuptuan se i kishin harruar ccelësat e shtëpisë brenda. Kështu nënë dhe bir nuk kishin alternativa.

Fun

29/01/2019 10:47

Në atë moment gruaja vuri në zbatim planin e çmendur, të hidhte djalin nga sheshpushimi i shkallëve, për në ballkonin e shtëpisë.

Pamjet që gjeni në videon më poshtë vijnë nga zona e Gardens October, pranë Giza, jo shumë larg Kajros, në Egjipt. Një mision në dukje i pamundur, për shkak se distanca ishte e madhe. Fëmija nuk donte, po nëna insistonte.

Gjithë skena që noa.al sjell më poshtë, u filmua nga një fqinj, i cili mbeti i shokuar nga ajo që pa. Në video dëgjohet gruaja duke thënë, “Duhet të hidhesh nxito”, ndërsa fëmija ia kthen, “Nuk e bëj dot, nuk mundem”.

Por gruaja insiston, “Duhet ta bësh, duhet të hysh”, ndërkohë që e shtyn. Në atë moment fëmija gjeti forcë, por mbeti varur në zbrazëti.

Vetëm për pak tragjedia u shmang, ndërkohë që gruaja u shoqërua në polici. /Lajmi.net/