Nëna fut fëmijën në makinën larëse, arrestohet se shpërndante foton në Facebook

Postimi i një fotografie në rrjetin social Facebook, ku shihet se si një fëmijë me sindromën Dawn është futur brenda makinës larëse, ka nxitur reagime tek shumë persona përfshirë edhe policinë.

Fun

22/07/2015 10:31

Nëna e vogëlushit Courtney Stewart është marrë në pyetje nga policia pas veprimit të saj, që konsiderohet si i pamatur për shumicën e njerëzve që e kishin parë fëmijën brenda makinës larëse, transmeton lajmi.net.

Nëna 21 vjeçare, ka refuzuar të kërkojë falje për veprimet e saj, shkruan “TheMirror”.

Ajo tha se fëmija ishte gjatë gjithë kohës nën kujdesin e saj dhe se ai i adhuron makinat larëse. “ Ne bëmë një foto dhe ishte një moment qesharak”, ka deklaruar ajo.

Stewart, shtoi se djali që është i vogël në moshë, kishte hyrë në makinën larëse me dëshirën e tij.

Ajo është arrestuar nga policia, pasi personat që e kishin parë fotografinë e djalit e kanë konsideruar rastin si shumë të rëndë, posaçërisht për një fëmijë me sindromën Dawn. (lajmi.net)