Nëna e tronditur nga abuzimet që merr çdo ditë (Foto-VIDEO)

Një nënë e frustruar nga veturat që vazhdimisht e godasin mbrapa të sajën, sa herë ajo e parkon nëpër vende me aftësi të kufizuara.

Bota

12/02/2016 17:32

Ajo ka një djalë të vogël vetëm 2 vjeç, i prekur nga një sërë sëmundjesh. Ajo sa herë parkon veturën e saj, torturohet nga fjalët e njerëzve duke mos e lejuar atë të parkojë vetëm sepse djali i saj nuk është në karrocë, transmeton lajmi.net.

Hannah Garlick, 30 vjeçare, është ngacmuar në një shkollë në Sidney, vetëm sepse ishte parkuar në hapësirën me aftësi të kufizuara, edhe pse ajo ka vënë një shirit në xhamat e saj që shihet shumë qartë.

“Disa fëmijë kanë gjëra që ju kurrë nuk do t’i shihni … disa aftësi të kufizuara nuk mund të shihen, por kjo nuk do të thotë që nuk kanë”, ka shkruar Hannah në Facebook-un e saj.

Djali i saj Caleb vuan nga ezofagu- një gjendje inflamatore që shkaktohet nga alergjitë, laringomalacia-në anomalitë kongjenitale, dhe ka vazhdimisht lagështi në tërë trupin e tij.

Ajo tregoi përvojën e saj tragjike në një video që e shpërndau në facebook, dhe kërkoi nga të gjithë që e shohin ta shpërndajnë që kjo të mos ndodh më.

“Vetëm për shkak se biri im nuk është në një karrige me rrota, nuk do të thotë se ai nuk është me aftësi të kufizuara, vetëm për shkak se ai është një djalë i vogël, dhe një ditë do të bëhet një djalosh i bukur dhe do të duket normal nuk do të thotë që nuk do të jetë as atëherë me aftësi të kufizuara”, tha ajo.

“Shumë herë njerëzit më lënë mesazhe nëpër dritare të makinës, të cilat me të vërtetë më lëndojnë”. Ata më shkruajnë “Je e neveritshme, mos parko veturën këtu”.

Ajo kërkon që kjo perspektivë të ndryshojë  sa më shpejtë në vendin e saj dhe anembanë botës, sepse është torturë e rëndë për një nënë të përballojë diçka të tillë. /Lajmi.net