Nëna e saj pedagoge flet për kritikat e ashpra që i bëhen Oriolës nëpër fotografi

Oriola Marashi, emër të cilin hasim shpesh ta dëgjojmë nëpër media.

ShowBiz

03/10/2018 15:38

Anëtarja e grupit ‘OTR’ në llogarinë e saj në Instagram publikon foto pranë të cilave pranon jo vetëm fjalë pozitive, shkruan lajmi.net

Kemi hasur që t’i shohim edhe disa prej kritikave drejt saj, konkretisht për pozat ku shfaqet gjysmë e zhveshur dhe në ato ku thonë se ka përdorur fotoshop.

Por si e sheh nëna e saj pedagoge nga perspektiva e saj këtë fakt ?

Xhoi Jakaj, nëna e Oriola Marashit ishte e ftuar në një emision ‘Trokit’ ku nuk iku pa dhënë përgjigje edhe për vajzën e saj dhe komentet e lartëpërmendura në drejtim të saj, a e vuan këtë fakt.

Fillimisht ajo mohoi të flas e më pas tha se në momentin që je person publik të gjitha këto duhet të jenë të pritshme.

‘’Në momentin qe ti e ke pranuar brenda vetes se je nje personazh publik, do flasësh për tjerët, do shkruash për tjerët, do punosh për tjerët krahas vetes tënde sepse ne duke punuar për veten kemi punuar edhe per te tjeret, ne qoftese botojme libra, flasim, bejme shkrime, ti do marresh ndonjë lloj kostoje sepse s’mund të jesh i pëlqyer nga të gjithë’’, ishin fjalët e Xhoit./Lajmi.net/