Nëna e Ritës e emocionuar për koncertin e së bijës në Kosovë

Nesër shënohet 10 vjetori i pavarësisë së Kosovës.

ShowBiz

16/02/2018 08:20

Për festimin e dekadës së parë të shtetit janë organizuar një sërë aktivitete kulturore-artistike, shkruan lajmi.net.

Ndërsa, në koncertin qendror që mbahet në sheshin “Skënderbeu”, ku e ftuar speciale do të jetë këngëtarja kosovare që ka arritur famë ndërkombëtare, Rita Ora.

Përmes rrjeteve sociale, këngëtarja ka paralajmëruar performancën e saj si dhe shumë befasi, ndërsa përmes një videomesazhi ku në prapavijë dëgjohet “shota”, ajo ka emocionuar gjithë shqiptarët.

E emocionuar është edhe nëna e saj, Vera e cila ka thënë se me atë video ka prekur të gjithë, kurse ka publikuar edhe një tjetër video nga videoklipi i Ritës realizuar në Kosovë.

“???
Rita po vjen, Rita po vjen !
Rita Ora do të performojë në një koncert falas për të festuar 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës”, ka shkruar ajo. /Lajmi.net/

Well done Rita, @ritaora love the clip it’s full of emotions ??????

A post shared by Vera Ora (@veraora) on