Nëna e Rita Orës feston ditëlindjen, vajza e saj Elena e uron me një foto të veçantë

Nëna e Rita Orës, Vera, sot feston ditëlindjen.

ShowBiz

17/01/2018 09:27

Me rastin e kësaj dite të veçantë për të ajo ka pranuar urime të shumta nga familjarë e miq ndërsa nuk kanë munguar urimet edhe nga fëmijët e saj të cilët kanë zgjedhur rrjetet sociale për ta bërë një gjë të tillë, shkruan lajmi.net

Elena, e ka publikuar një foto të rrallë në Instagram të cilën e ka shkëputur nga arkivat dhe e ka uruar më të shtrenjtën nënë për ditëlindje.

”Urime ditëlindjen Vera. Ne të duam, të gjithë fëmijët e tu aktualisht në Hong Kong”, ka shkruar ajo ndërsa urimet edhe nga ndjekësit e shumtë nuk kanë munguar.

Nëna e këngëtares së njohur shqiptare e cila po bën nam në të gjithë botën, Ritës, njihet si një femër me shumë stil dhe këtë e dëshmon nëpër paraqitjet e saj../Lajmi.net/