Nëna e pranon në gjykatë: Po, i vrava 3 fëmijët e mi

Një nënë e ka pranuar se ua ka marrë jetët tre fëmijëve të vet duke e drejtuar automjetit në të cilin ndodheshin ata direkt e në lumë në jug të Australisë.

Bota

16/01/2017 14:57

Akon Guode, 37-vjeçare, vrau të birin 1-vjeçarin të quajtur Bol, si dhe binjakët 4-vjeçar Hanger dhe Madit në jugperëndim të Melburnit në vitin 2015, transmeton Express.

Edhe një 6-vjeçar ishte në makinë por kishte arritur të mbijetonte.

Në Gjykatën Supreme të Victorias, Guode e pranoi fajin një pikë të aktakuzës për vrasje të fëmijëve, dy pika për vrasje dhe një pikë tjetër për tentim vrasje.

Ndërkohë, babai i tre fëmijëve, Joseph Manyang, kishte thënë në gjykatë vitin e kaluar se Guode ishte ndier e trullosur para se ta drejtonte makinën në lumë.

Ai e përshkroi atë si nënë e dashur e cila nuk do t’i lëndonte fëmijët e vet me qëllim.

Por, dëshmitarë të rëndësishëm i kanë thënë gjykatës se Guode kishte folur për vrasjen e fëmijëve të vet ditën e tragjedisë.