Nëna e padisiplinuar

Pas dy fëmijëve, Gwen Stefani dhe bashkëshorti i saj, rokeri Gavin Rossdale, e presin fëmijën e tretë. Shtatzënia duket se nuk po e pengon në angazhimet me punë, por as për ato më të zakonshmet. Biondja e ‘No Doubt’, në fakt, së fundmi është parë në evenimente të ndryshme në shoqëri të personazheve tjerë të…

ShowBiz

19/11/2013 21:00

Pas dy fëmijëve, Gwen Stefani dhe bashkëshorti i saj, rokeri Gavin Rossdale, e presin fëmijën e tretë. Shtatzënia duket se nuk po e pengon në angazhimet me punë, por as për ato më të zakonshmet.

Biondja e ‘No Doubt’, në fakt, së fundmi është parë në evenimente të ndryshme në shoqëri të personazheve tjerë të spektaklit.

“Po punon, përkundër shtatzënisë. Gjithashtu, ajo po shkon edhe në ndeja të shumta dhe në vente sociale, sikur të mos ishte me barrë. Asaj as që i intereson të flasë me miqtë për këtë punë. Është e qartë se ajo po mundohet ta fitojë çmimin e nënës së padisiplinuar”, thotë një burim brenda këngëtares, për ‘Radar’.

Ylli amerikan jeton e lumtur në Los Angeles me liderin e grupit ‘Bush’ dhe djelmoshat e tyre, Kingston, 7 vjeç dhe Zuma, 5. Mënyra e sjelljes së saj dhe e jetës që e bën, së fundmi ka ngjallur preokupim për personat e afërt të familjes.

“Të gjithë pyesin se si Gwen e bën këtë jetë dhe frikësohen se është duke ia tepruar. Kur personat e marrin vesh se është shtatzënë, ajo bën gjithçka për ta ndërruar muhabetin. Është e qartë se dëshiron që shtatzënia e saj të jetë ndryshe nga tjerat, në sensin se ajo këtë radhë nuk dëshiron të ndihet skllave, në krahasim me dy shtatzënitë e para. Është duke e provuar një strategji ndryshe”, vazhdon burimi.

Në ndërkohë, Stefani e ka pranuar disa herë se dëshiron ta ketë një vajzë dhe anëtarët e familjes janë komplet dakord me të.

“Gwen mezi pret ta njohë gjininë e fetusit. Ajo do të donte ta ketë një princeshë të vogël. Kingston e Zuma do të ishin të kënaqur ta kenë një motër”, tregon një burim tjetër për magazinën amerikane ‘Star’.