Nëna e mbyll në kafaz djalin e varur nga droga (Video)

Një nënë nga Quenslaand i Australisë, e ka mbyllur në kafaz, djalin e saj të varur nga droga.

Fun

01/09/2015 23:16

Kët hap gruaja e ka ndërmarrë pasi 17-vjeçari, nuk është pranuar në asnjë qendër rehabilitimi, sepse është  konsideruar “i rrezikshëm dhe me tendenca vetëvrasjeje”.

Adoleshenti që ka marrë metamfetaminë për një kohë të gjatë, ka provuar disa herë të bëjë vetëvrasje, ndërsa janë të panumërta rastet, kur ai është përfshirë në sherr dhe rrahje, transmeton Telegrafi.

E pafuqishm  të ndalojë të birin nga marrja e drogës, nëna e ka ndërtuar një kafaz, brenda të cilit qëndron djali saj, duke ia pamundësuar të dalë për të “vrarë vetën apo dikë tjetër”.

“Nuk dua të humbi djalin. Kjo është mënyra e vetme që mund ta mbajë gjallë”, ka thënë nëna tij, e cila kujdeset për ushqimin dhe pastërtinë e djaloshit.

“Më mirë të më burgos nëna ime, sesa të më burgos dikush tjetër”, ka thënë djaloshi për A Current Affair.

YouTube player