Nëna e fëmijës së Mozzik po vjen me këngë të re

E dashura e reperit Mozzik po vjen me projekt të ri muzikor.

ShowBiz

11/06/2018 23:13

“Syze Dielli” mban titullin kënga e cila do të publikohet më datë 15 të këtij muaji, shkruan lajmi.net

Këtë e bëri të ditur vetë Loredana nëpërmejt publikimit të një fotografie në llogarinë e saj në Instagram pranë të cilës ka njoftuar edhe për risinë.

Në foto ajo shihet duke e mbajtur nën rrip një tigër të bardhë, i cili do të jetë pjesë e videos.

Loredana Zefi ishte pjesë edhe e videoklipit të të dashurit të saj Mozzik, dhe kënga ‘Te amo’ ka thyer rekord klikimesh në kanalin zyrtar në Youtube.

Ndër të tjera falë dashurisë së tyre të madhe dyshja do të bekohen edhe me një foshnje dhe kjo ndonëse nuk është konfirmuar në mënyrë direkte, burime të lajmi.net e kanë bërë një gjë të tillë ku thonë se Mozzik po bëhet baba./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bj5Hl-rnyAE/?utm_source=ig_embed