Nëna e Eliza Dushkut flet për abuzimin e vajzës: Isha e pafuqishme të reagoja

Aktorja e njohur shqipare Eliza Dushku ka tronditur opinionin me një deklaratë që ka bërë mbrëmë pëermes rrjeteve sociale.

ShowBiz

14/01/2018 15:59

Ajo ka rrëfyer se kur ishte në moshën 12 vjeçare është përdhunuar nga Joel Kramer, shkruan lajmi.net.

Edhe pse kishte heshtur për shumë kohë, ajo zgjodhi pikërisht këtë periudhë për ta zbuluar këtë sekret.

Pas kësaj deklarate ka pasur reagime të shumta përmes rrjeteve sociale, disa prej tyre akuzonin prindërit e saj përse nuk kanë ndërmarrë diçka në këtë drejtim.

Kur lexoi komentin e një personi në rrjete sociale, i cili i vinte fajin prindërve përse e kanë lejuar atë të punonte me Kramerin, ka reaguar nëna e saj, Judith Dushku.

“E pranoj gjykimin tuaj si nëna e Elizës. Nuk kisha frikë për karrierën e bijë sime, por kisha frikë nga Joel Kramer. E mësova se çfarë kishte ndodhur pas shumë vjetësh. Në atë kohë, Eliza frikësohej të tregonte të gjithë historinë dhe në një mënyre më mbrojti mua sepse e dinte se sa i frikësoja atij personi të fuqishëm. Abuzimi mund të jetë një rrjet i gjerë dhe këtë fillova ta kuptoj pas shumë vitesh”, ka thënë ajo. /Lajmi.net/