Nëna e djali njëvjeçar i mbijetojnë aksidentit ajror – pesë ditë në xhungël (Video)

Janë gjetur të gjallë një nënë e re dhe fëmija i saj, pas pesë ditësh pasi avioni i vogël me të cilin udhëtonin ra në një xhungël në perëndim të Kolumbisë.

Fun

25/06/2015 11:38

E ëma, 18-vjeçarja, Maria Nelly Murillo, dhe djali i saj 1-vjeçar u gjetën nga ekipet e shpëtimit në provincën Choco.

Aksidenti ajror ndodhi ditën e shtunë dhe një zëdhënës i skuadrës së shpëtimit në Kolumbi, tha se mbijetesa e nënës me djalin është një mrekulli.

Sipas ekipit të shpëtimit, 18-vjeçarja kishte disa djegie, ndërsa fëmija nuk kishte asnjë dëmtim.

Skuadrat e shpëtimit e gjetën avionin e vogël ditën e hënë dhe brenda tij gjetën të pajetë pilotin.

Skuadra e shpëtimit shpjegon momentin kur kanë gjetur 2 të mbijetuarit:

“Dyert e avionit ishin të hapura dhe brenda nuk kishte asnjë shenjë të zonjës Murillo dhe fëmijës së saj. Kërkuan në xhungël tre ditë radhazi para se të gjenin dy të mbijetuarit. Është një mrekulli pasi zona është e egër dhe aksidenti ishte i rëndë”.

YouTube player