Nëna që bëri bujë në rrjetet sociale me një maskë qesharake, ftohet në Facebook (Foto/Video)

Në më pak se dy ditë, një video e një nëne nga Texas mori vëmendjen e tërë botës, duke marrë me mbi 100 milionë shikime në videon e postuar në rrjetin e saj social Facebook.

Fun

25/05/2016 11:27

Me një maskë të një aktori që ka luajtur në filmin “Star Wars”, bënë një video interesante me plot gëzim, kjo maskë e njohur si “Chewbacca”, nëna mori vëmendjen edhe të vet aktorit, transmeton lajmi.net.

“Absolutisht ajo është e mrekullueshme, gëzuar”, ka shkruar Mayhew.

Candace Payne, në videon e saj 4 minutëshe, tregon se këtë maskë e bleu për vete me rast të ditëlindjes së saj por nuk e dinte se çfarë do të gjente brenda, por me të hyrë në veturën e saj ajo befasohet kur sheh këtë maskë, kështu vendosi të bëjë një video për miqtë e saj.

YouTube player

Jo vetëm se mori vëmendjen e aktorit, ajo u përfol edhe nga kompani të mëdha e sidomos ajo e “Star Wars” të cilët e falënderuan atë që pa qëllim u dha mirënjohje të madhe atyre.

Por, edhe themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg, hodhi nga pikëpamja e tij fjalë të mëdha për këtë nënë kaq të dashur.

“Ne ftuam Candace Payne – Video e së cilës me maskën “Chewbacca” mori 141 milionë shikime dhe tani është më e shikuara ndonjëherë në Facebook.  Ne kemi bërë edhe një befasi argëtuese për të”, ka shkruar Zuckerberg në Facebook-un e tij.

Për një kohë shumë të shkurtër ajo u bë fytyra më e njohur, nëna më e dashur, më qesharake, argëtuese dhe e familjarizuar me vetëm një maskë shumë të thjeshtë.

Tani, kjo maskë e cila mund të blihej me vetëm 20 dollarë, ajo tani po shitet në Amazon dhe në eBay me 395 dollarë, dhe kjo vetëm falë saj./lajmi.net