Nëna e 3 fëmijëve transformohet tërësisht

Kjo është Lumnija, një grua 42 vjeçe dhe nënë e 3 fëmijëve e cila jeton në komunën e Obiliqit. Ajo është një grua e thjesht por shumë punëtore.

Lifestyle

28/09/2017 20:42

Përkujdesjen ndaj familjes dhe të tjerëve e kishte gjithmonë prioritet dhe për këtë aryse ajo veten e saj la anash. Ekspertët vullnetarisht pranuan të kontribojnë në transformimin e saj.

Ndryshimet e saj kanë qenë ndërhyrje dentale, humbja e peshës, stili i të veshurit, grimit dhe flokëve. Rezultatet ishin të mahnitshme! Ishte vërtet shumë emocionuese ndryshimi i Lumnijës për të si dhe familjarët e saj.

Ajo gati nuk e njohu veten. Asaj i’u dhurua edhe një bursë nga parukeri dhe grimerja e mirënjohur Kaci dhe Sellma për një kurs profesional gjashtë mujor.

Transformimin e Lumnijës e bëri të mundur “Metamorfoza nga Suzana”. “Metamorfoza nga Suzana” është emision reality show ku bëhet transformimi i pamjës së një personi përmes grimit, rrobave, këpucëve, flokëve, dhëmbëve, ndërhyrjeve të ndryshme estetike dhe aftësimit profesional.