Nën dyshimin për korrupsion arrestohet një zyrtar i Komunës së Gjilanit

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas një hetimi intensiv e ka arrestuar një zyrtarë të Komunës se Gjilanit, i cili dyshohet për korrupsion.

Lajme

23/06/2018 13:07

“I dyshuari mashkull K-Shqiptar zyrtar i Pronave ne Drejtorin e Buxhetit Gjilan dyshohet se kishte kërkuar ryshfet me vlerë prej 2000 euro nga ankuesi mashkull K-Shqiptar për shpronësimin e një prone në këtë Komunë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari pas hetimeve intensive është arrestuar nga njësia e Krimeve Ekonomike, po ashtu janë konfiskuar  bankënotat e shfrytëzuara. Me urdhër te prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje. Rasti është hapur për “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrat”. /Lajmi.net/