Neki Emra martohet këtë të shtunë
Brenda kësaj jave edhe një tjetër këngëtar do t’i jap fund beqarisë.
ShowBiz
Sigurisht do të jetë edhe një dasmë e madhe dhe e përfolur sikurse ajo e Sinan Hoxhes, megjithatë nuk e dimë nëse do të ketë helikopter.
Është fjala për këngëtarin Neki Emra. Ai do të martohet ditën e shtunë me të fejuarën e tij, Zana Zhaveli.
Nga burime të Bota sot bëhet e ditur se do të jetë një dasmë e madhe me shumë të ftuar. Dasma do të zhvillohet në Gjakovë e Prizren.