Negociatat “sekrete” largojnë Balen nga Real Madrid

Gareth Bale prapë mund të largohet nga Real Madrid.

Sport

27/07/2018 10:49

Largimi i Cristiano Ronaldos nga Real Madrid ka ndryshuar gjithçka te kjo skuadër, sidomos kur është fjala për të ardhmen e Gareth Bale.

Uellsiani sipas të gjitha mundësive do të largohej nga “Los Blancos” këtë verë, por pas lamtumirës së ‘CR7’ Lopetegui ka kërkuar të qëndrojë.

Trejaneri beson se Bale do të ketë një vend të mirë te Reali dhe ka projekte të reja për të në mënyrë që të qëndroj.

Por sipas “Don Balon” Bale ka plane të tjera.

Edhe vetë Bale nuk ka qenë fare i qartë në lidhje me vazhdimësinë e tij në Real Madrid.

Nga ana tjetër thuhet se Manchester United po vazhdon disa negociata të fshehta me Balen.

Ata vazhdojnë të këmbëngulin për nënshkrimin me Balen.

José Mourinho ditet e fundit ka deklaruar se “djajtë e kuq” do të bëjnë një goditje globale së shpejti, dhe të gjitha gjasat kjo goditje është Bale, transmeton

Edhe Bale vazhdon të shohë me sy të mirë idenë e rikthimit në Angli dhe madje premtimi i një roli të ri në Real Madrid nuk e bind atë.

Ajo që është e qartë është se largimi i tij do të ishte një goditje e fortë për ekipin e Realit dhe për Julen Lopetegui.