Negociatat me Iranin, ujdi për 90 për qind të çështjeve teknike

Irani dhe SHBA-të kanë rënë dakord për 90 për qind të çështjeve teknike në negociatat bilaterale kushtuar programit bërthamor të Iranit, deklaruan sot burime iraniane të afërta me negociatat në Lozanë të Zvicrës.

Bota

17/03/2015 23:30

Është arritur ujdia për “90 për qind të çështjeve teknike”, pas bisedimeve me sekretarin amerikan për Energjetikë, Ernest Moniz, deklaroi shefi i organizatës iraniane për energji bërthamore, Ali Akbar Salehi.

“Kemi mospajtime vetëm për një çështje të rëndësishme dhe këtë do të përpiqemi ta zgjidhin bashkërisht sonte”, tha Salehi, duke mos paraqitur detaje tjera.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, dhe shefi i diplomacisë iraniane, Muhamed Xhavad Zarif, i vijuan sot bisedimet në Lozanë.

Agjencia amerikane e lajmeve AP shkruan se negociatat kanë filluar në atmosferë optimiste, pas deklaratës së Zarifit se janë zgjidhur mospajtimet kryesore ndërmjet Iranit dhe SHBA-ve.