Neeson paralajmëron pensionimin nga filmat aksion

Filmi i tij i ri mund të quhet “Run All Night”, por Liam Neeson e di se energjia e tij ka një limit dhe ka thënë se është duke u përgatitur që tu thotë lamtumirë roleve në filmat aksion.

ShowBiz

13/03/2015 14:30

“Ndoshta pas dy vitesh. Nëse Zoti më kursen dhe nëse jam i shëndetshëm. Pas dy vitesh mendoj të ndalem me filmat aksion”, ka thënë ai gjatë një interviste për një televizion amerikan.

Neeson , i cili filloi aktrimin me dramat siç ishte “List” dhe “Michael Collins”, u bë edhe më i famshëm për fansat e filmave të gjeneratës së re, sidomos me filmin e vitit 2008 “Taken”. Me rolin e tij të Bryan Millsit, aktori shfaqi aftësitë e tij në filmat aksion ndërsa filmi dhe dy vazhdimet e tij kanë siguruar hiç më pak se 900 milionë dollarë nëpër arkat filmike, transmeton Koha.net.

Pas suksesit me filmin “Taken”, Neeson realizoi filmin “Non-Stop” dhe dramën tjetër “A Walk Among the Tombstones”. Filmi më i ri i Neesonit “Run All Nifht” gjithashtu ka një skenar të ngjashëm me Taken. Në këtë film aktori ka një mision për të shpëtuar djalin e tij nga hajduti rolin e të cilit e luan Ed Harris.

“Bëra lëvizjen e duhur në karrierë”, ka thënë Neeson për filmin “Taken”. “Hollywoodi gjeti atë që dija të bëja më së mirë. Jam shumë i lumtur, por natyrisht ka diku ka një kufi”. lajmi.net