Nedved zbulon se çfarë ka bërë Ronaldo pas ardhjes në Juventus

Pavel Nedved ka lavdëruar blerjen e Cristiano Ronaldos.

Sport

14/08/2018 09:07

Nënkryetari i Juventusit, Pavel Nedved ka lavdëruar blerjen e Cristiano Ronaldos.

Ai ka thënë se ardhja e sulmuesit portugez nga Real Madrid ka shtuar rritjen e ekipit kampion nga Serie A.

“Hapi i Juventusit drejt klubeve më të mëdha në Evropë është konfirmuar tutje”, deklaroi Nedved për “Juventus TV”, përcjell “lajmi.net”.

“Fakti se kemi arritur transferimin e Ronaldos në Juventus është diçka e jashtëzakonshme”, u shpreh ai.

“Do të na japë më shumë për të ardhmen, si dhe për të gjithë futbollin italian”, theksoi Nedved. /Lajmi.net/