Nedved: Ronaldo shumë më shumë sesa një lojtar

Ish ylli i Juventus i cili tani ka një pozitë në bordin drejtues në skuadër, Pavel Nedved, ka lëshuar disa lëvdata për yllin portugez, Cristiano Ronaldo.

Sport

18/02/2019 16:47

Me ardhjen e pesë herë fituesit të Topit të Artë në Torino, pritshmëritë janë rritur për sukseset e kampionëve të Serie A.

“Me ardhjen e Cristiano Ronaldos, jemi përmirësuar në aspektin e mentalitetit” ka thënë Nedved për “Telegraph”, transmeton lajmi.net.

“Aty kishte gjithmonë një mentalitet të fortë, por ka diçka tjetër që ai solli e që ka influencuar pjesën tjetër të skaudrës” ka thënë tutje çeku.

“E njihnim atë si lojtar, por tani e njohim atë si person dhe jemi të impresionuar nga personaliteti i tij. Ai është shumë më shumë sesa një lojtar” ka thënë ndër të tjerash Nedved për CR7.

Juventus duket sikur veçse ka siguruar triumfin në Serie A edhe për këtë edicion, kurse objektivi kryesorë mbetet Liga e Kampionëve.

Ata do të përballen me Atletico Madrid në kuadër të 1/16-ës së finales, ku edhe konsiderohen favorit për të kaluar tutje. /Lajmi.net/