Nedved ka një lajm të keq për Barcelonën

Nënkryetari i Juventusit, Pavel Nedved ka një lajm të keq për Barcelonën.

Sport

17/03/2017 14:56

Nënkryetari i Juventusit, Pavel Nedved beson se skuadra e tij është ekip më i fortë se në kohën kur u takua me Barcelonën në finalen e Ligës së Kampionëve më 2015.

Gjiganti katalan i mposhti 3:1 në finalen e Berlinit. Por, Nedved beson se do të jetë ndryshe në duelet e ardhshme në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

“Mendoj se Juventus është përmirësuar shumë nga finalja e Ligës së Kampionëve më 2015”, deklaroi ai, përcjell “lajmi.net”.

“Nuk mendoj se ndeshjet në shtëpi ose mysafirë ndryshojnë shumë në këtë nivel. Ju duhet të jeni në formën më të mirë për 180 minuta dhe më tepër”, theksoi Nedved. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6