Nedved i ka dy fjalë për Man Utd

Pavel Nedved ka folur para ndeshjes me Manchester Unitedin.

Sport

23/10/2018 15:13

Zëvendëspresidenti i Juventusit, Pavel Nedved ka thënë se e pret një përballje fantastike ndaj Manchester Unitedit.

“Është një ndeshje gjithmonë e rëndësishme të luash ndaj Manchester United”, ka thënë fillimisht legjenda italiane, përcjell “lajmi.net”.

“Do të jetë një ndeshje fantastike”, ka shtuar më tej Nedved.

Vlen të ceket se Nedved e ka shënuar golin e fundit në ‘Old Trafford’ në humbjen e Juventusit 2 me 1 ndaj skuadrës së Sir Alex Fergusonit. /Lajmi.net/