Në zgjedhje u votua edhe për Erdoganin! (Foto)

Një votues në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit në Kosovë, ka shkruar emrin e presidentit turk Reccep Tayyip Erdogan në fletvotim.

Lajme

13/06/2017 20:48

Ky fletvotim është publikuar sot nga mediumi turk Gunes, i cili shkruan se “ka pasur një votë për Erdoganin në Kosovë”.

Në një hapësirë mbi emrave të subjekteve politike që kanë garuar në zgjedhjet e 11 qershorit në Kosovë, një votues shkroi emrin e Erdoganit.

Sigurisht se ky fletvotim është njëri nga mbi 50 mijë fletvotime që janë konsideruara të pavlefshme nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë, raporton Insajderi.

Ndërkaq, Partia Demokratike e Turqve të Kosovës (PDTK) ka arritur të fitojë dy ulëse në Kuvend, shkruajnë mediat turke.