Në Vushtrri arrestohet një person për vjedhje, dy të tjerë në arrati

Tre persona ia kishin mësyrë që të vidhnin derivatet nga kamionët në një familjeje, por tentimi i tyre shkoi huq.

Lajme

08/01/2019 11:15

Policia e Kosovës në fshatin Dobërllukë të Vushtrisë gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një person, shkruan lajmi.net.

Sipas Policisë, dy vëllezër në këtë fshat kanë njoftuar se në oborrin e shtëpisë së tyre, kanë hasur në tre persona të dyshuar duke ua vjedhur derivatet nga kamionët e tyre.

Policia thtoë se të dyshuarit derisa po iknin kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimave, shkruan më tutje lajmi.net.

Njëri nga të dyshuarit është ndalur  në vendin e ngjarjes nga ankuesit, ku më pas ka pranuar tretman mjekësor pasi që ishte lënduar në ballafaqim me ankuesit.

N ë vendin e ngjarjes Policia ka gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë e cila  dyshohet të jetë e armës–revole me gaz.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari i parë dërgohet në qendrën e mbajtjes, kurse dy të dyshuarit e tjerë gjinden  në arrati. /Lajmi.net/