Në vitin 2050 bota do të ketë 9.7 miliardë njerëz: Ja kush do të jetë shteti me më shumë banorë

Deri në fund të vitit 2050 popullsia e botës do të arrijë në 9.7 miliardë banorë, duke u bërë kështu India vendi me popullsinë më të madhe në botë, thuhet në një raport të OKB-së, shkruan “DailyMail”.

Fun

30/07/2015 11:42

Gjatë 35 viteve të ardhshme, botës do ti shtohen edhe 2.4 miliardë banorë falë normave të larta të fertilitetit, transmeton lajmi.net.

OKB-ja parashikon se këto shifra do të rriten për 11.2 miliardë deri në fund të vitit 2100.

Nga viti 2015 deri në 2050, gjysma e kësaj popullsie do të jetë e përqendruar në Indi, Nigeri, Pakistan, Kongo, Etiopi, Tanzani, Shtetet të Bashkuara, Indonezi dhe Ugandë.

Në vitin 2020, India do të kalojë Kinën si vendi me popullsinë më të madhe në botë, derisa Nigeria parashihet të ketë më shumë njerëz se sa Shtetet e Bashkuara deri në fund të viti 2050.