Në Viti arrestohet nëna e cila rrahu 3 fëmijët e saj

Policia e Kosovës në Viti ka arrestuar një femër e cila dyshohet se ka sulmuar fizikisht tre fëmijët e saj.

Lajme

09/10/2018 10:23

Sipas Policisë së Kosovës, e dyshuara kishte sulmuar fizikisht ndaj tre fëmijëve të saj të mitur, dy vajza dhe djalit, raporton lajmi.net.

“E dyshuara ka treguar shenja agresiviteti edhe gjatë trajtimit mjekësor është ndaluar në trajtim të detyruar psikiatrik”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Me urdhër të prokurorit e dyshuar është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/