Në veri zgjedhjet dështuan

Analisti Naim Rashiti thotë se në pjesën Veriore vitin e ardhshëm duhet të mbahen zgjedhje të reja. Në këto rrethana, thotë ai, është e pamundur të mbahen zgjedhje të lira dhe demokratike në këtë pjesë. Ai thotë se atje duhet komplet një proces i ri zgjedhor.

Lajme

05/11/2013 06:45

Analisti Naim Rashiti nga Grupi Ballkanik për Hulumtimin e Politikave thotë se zgjedhjet kanë dështuar në pjesën Veriore, për shkak të incidenteve të dhunshme që ndodhën të dielën në atë pjesë.

Rashitit thotë në një intervistë për lajmi.net se në pjesën Veriore duhet të mbahen zgjedhje të reja, pasi të krijohen kushtet dhe një atmosferë më e përshtatshme.

“Zgjedhjet kanë dështuar në veri” .

“Në pjesën tjetër të Kosovës zgjedhjet kanë plotësuar kriteret dhe atmosfara ka qenë demokratike dhe fer”.

“Në veri duhet krijuar kushte dhe atmosferë tërësisht tjetër për zgjedhje të lira”.

“Duhet komplet një proces i ri zgjedhor”.

Rashiti thotë se në pjesën Veriore, deri në orën 16:00 zgjedhjet janë zhvilluar një një atmosferë shumë të tensionuar dhe pa parakushte minimale.

“Ishte aspak atmosferë demokratike, ishte atmosferë me tenisone dhe ku kërcënimet, fyerjet, sharjet e kanë përshkuar tërë ditën procesin zgjedhor”.

“Një numër ë njerëzve kanë dalë të votojnë përkundër këtyre rrethanave, por e diela ka treguar se shumica e qytetarëve të veriut nuk ë duan zgjedhjet ashtu siç janë organizuar”.

“Pas orës 16:00 atmosfera ka eskaluar me sulme e bomba e po ashtu edhe me sulme fizike ndaj vendvotimeve”.

“Kjo është pasqyra e vërtetë e ditës së diel”.

Analisti Rashiti thotë se në pjesën Veriore vitin e ardhshëm duhet të mbahen zgjedhje të reja.

“Zgjedhjet e reja në veri duhet të mbahen vitin e ardhshëm, pasi të bëhen shumë përgatitje paraprake në terren”.

“Duhet të vendoset një dialog me të gjithë dhe të ndërmerren masa serioze të sigurisë“.

“Në këto rrethana është e pamundur të mbahen zgjedhje të lira dhe demokratike”.

“Veriu është kthyer mbrapa dhe implementimi i dialgout është cenuar seriozisht”.