Në Veri mund të ketë zgjedhje të reja

Eksperti i zgjedhjeve, Leon Malazogu, thotë se në Veri ka shumë gjasa që të ketë zgjedhje të reja. Ai thotë se do të jetë shumë vështirë që të legalizohet një rezultat i papërfunduar në Veri, ku grupet ekstremiste ndërprenë procesin e votimit me dhunë.

Lajme

04/11/2013 12:01

Njohësi i proceseve zgjedhore, Leon Malazogu, thotë se në Veri nuk kishte një proces të përfunduar zgjedhor.

Sipas tij, për shkak të incidenteve që ndodhen gjatë ditës së djeshme, në pjesën veriore, ka shumë gjasa që të ketë zgjedhje të reja në këtë pjesë.

Në një intervsitë për lajmi.net, Malazogu thotë se do të jetë shumë vështirë që të legalizohet një rezultat i papërfunduar, siç ndodhi dje në veri, ku për shkak të incidenteve të dhunshme të grupeve ekstremiste serbe, vendvotimet u mbyllën para kohe.

“Demolimet që kanë ndodhur duket se kanë qenë pikërisht të motivuar prej qarqeve të caktuara, që nuk u ka pëlqyer fakti që po kanë sukses zgjedhjet në veri. Jo vetëm fakti që po kanë sukses por edhe ndoshta dalja e mjaftë e lartë e shqiptarëve në veri i ka brengosur këto qarqe ”.

“Nga frika se mund të mos fitoj personi duhur apo subjekti i duhur për ta, ka indikacione që ndoshta pikërisht me miratim të Vulinit, pra të Qeverisë së Serbisë, janë marrë pjesëtarë të MUP`it serb, të maskuar, për të demoluar vendvotimet”.

“Në veri kuptohet se ka pasur  mungesë të sigurisë bazike për zgjedhje. Përjashtuar ndonjë sulm fizik aty procesi zgjedhor ka dështuar. Por, dështimi nuk është në nivelin e operacioneve zgjedhore por dështimi është në ofrimin e sigurisë dhe faji për këtë dështim bie në institucionet që ofrojnë siguri”.

Leon Malazogu thotë se në veri ka pasur një dalje modeste, diku 10 e  diku mbi 2o për qind, që sipas tij, ka qenë më se e nevojshme dhe e mjaftueshme për të themeluar komunat e reja, po të mos kishin ndodhur incicidentet dhe vendvotimet të mos ishin mbyllur para kohe.

“Në veri, ka shumë gjasat se do të ketë zgjedhje të reja”.

“Ato rezultate që mund të merren deri në ora pesë është vështirë që të legalizohen”.

“Në fund të fundit, fjalën këtu e ka KQZ`ja dhe duhet të presim çfarë opinioni kanë ata për këtë”.