Në vendin e politikës së shurdhët

Partia ironizuese dëshiron një universitet në çdo lagje, ka 1,500 nënkryetarë, por ka fituar vetëm një vend në Kuvendin Komunal ose eventualisht dy, pasi të numërohen të gjitha votat e zgjedhjeve të së dielës.

Lajme

06/11/2013 12:25

Një platformë e re dhe e guximshme politike po mbërrin në Kosovën e vogël : Korrupsioni duhet të legalizohet dhe sëmundjet serioze duhet të jenë të jashtëligjshme. Një pistë për garën e Formula 1 duhet të ndërtohet rreth kryeqytetit të Kosovës, në Prishtinë. Urinalet duhet të jenë të instaluara në çdo hyrje të banesave publike në qytet.

Këto janë vetëm disa nga politikat e propozuara nga kjo parti e re politike, që ka filluar të sjellë të qeshura për politikën e Kosovës, që është e populluar me shumicë shqiptare, e që shpesh kjo politikë është në amulli.

Partia e Fortë, është patjetër një parti që bën shaka, një shembull i satirës së Ballkanit dhe një sens absurditeti. Kjo parti u formua pas një bisede në mes miqsh në Prishtinë, në një kafene, gati dy vite më parë. Por pas zgjedhjeve lokale që u mbajtën të dielën që shkoi, kjo parti pritet të fitojë të patën një vend në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

“Ka qenë një nevojë që të vijë një parti e tillë në skenën politike, që të sjellë risi, e jo që të vazhdohet me politikën e vjetër të bezdisshme”, thotë  i ashtuquajturi “Kryetari Lexhendar” Visar Arifaj, një ditë pas zgjedhjeve lokale, të cilët më pas vazhduan festimet post-zgjedhore deri në orën 5 të mëngjesit.

Partia e Fortë lidhet fort me pakënaqësinë e vazhdueshme që është në Kosovë, posaçërisht ndër të rinjtë- dhe një lehtësim komik në një dialog shpesh të rëndë dhe të tensionuar në mes të enklavave që janë me shumicë serbe në Mitrovicën e Veriut.

Më shumë se gjysma e popullsisë në Kosovë janë nën moshën 25 vjeçare, dhe ata përbëjnë shumicën e 40 përqindëshit të papunësisë në Kosovë. Skandalet e korrupsionit kanë qenë prezente për shumë vite me radhë dhe kjo gjë ka ushqyer zhgënjimin për politikën e zakonshme, e dominuar kryesisht nga partitë e dalë nga lufta për liri në vitet 1990.

Njësoj sikur “Partia më e Mirë” në Islandë, Visar Arifaj beson se farsa është një formë protestë shumë efektive. “Nëse vetëm kritikoni, ju nuk po bëni asgjë të re. Duke mos i kundërshtuar ata, duke u bërë njëri nga ata, ne po tregojmë se sa qesharakë janë ata”.

Arifaj dhe pjesa tjetër e Partisë së Fortë sigurisht që kanë arritur që ta përqeshin klasën politike të Kosovës. Duke qenë se janë ndërtuar një moçal i universiteteve në këto vitet e fundit në shtetin më të ri të Europës, në Kosovë, Arifaj në fushatën elektorale bëri një “premtim” që të ndërtojë nga një universitet në çdo lagje.

“Kryeministri duket se dëshiron që të ndërtojë nga një universitet në secilin fshat; mirë, ne po shkojmë përtej kësaj”, tha ai gjatë fushatës.

Partia e Fortë ka një qasje të re për të zgjidhur krizën e papunësisë në Kosovës. “Ne nuk mendojmë se si Parti e Fortë kemi një qasje të re për të zgjidhur krizën e papunësisë në Kosovë. Ne mendojmë se problemi nuk është te ky 40 për qindëshi i të papunëve. Ne mendojmë se problemi kryesor është tek 60 për qindëshi që punon”.

“Ajo se çka ne do tentojmë të bëjmë është që askush të mos ketë nevojë të punojë. Gjithçka duhet të bëhet nga kompjuterët, në mënyrë që njerëzit të kenë mundësi të marrin pagat e tyre duke qëndruar në shtëpi”, tha ai.

Duke shëtitur nëpër Prishtinë në shoqërinë e Arifajt është e qartë se kjo parti e re ka goditur në nervin e qytetit që ka shumë kreativitet ndër të rinjtë. Është e pamundur që të ecësh disa hapa pa u ndalur dikush për të shtrënguar duart me të. “Ne jemi pak të befasuar se si njerëzit na kanë pranuar dhe se sa ata e duan partinë”, tha ai.

“Në fillim ne nuk e dinim se si do të reagonin njerëzit. Nëse do të na gjuanin me gurë apo do të na puthnin. Ne jemi të gëzuar që gjithçka shkoi mirë!”

Partia e Fortë solli “humor të shurdhët në fushatën parazgjedhore”, thotë Ilir Deda, drejtor i organizatës KIPRED. “Është një sukses që ata do të prezantohen në Kuvendin Komunal me një apo eventualisht dy deputetë”.

Partia pretendon që të marrë pjesë në zgjedhjet e përgjithshme të 2014. Mbrapa paraqitjes së tyre komike qëndron një mesazh vërtetë serioz. “Kosova ka njërën prej popullsive më të reja në Europë. Shumë të rinj nuk janë të përfaqësuar politikisht”, thotë Yll Rugova, dizanjeri grafik, njëri prej 1.500 nënkryetarëve të Partisë së Fortë.

“Ka njerëz si ne edhe në shtetet tjera, si në Serbi dhe Maqedoni, ndoshta ne mund të zhvillojmë diçka së bashku dhe të thyejmë kufijtë. Kjo tingëllon pak si gjë e dobët, vështirë për t’u bërë por është diçka që vërtetë mund të ndodhë”.

(The Christian Science Monitor)