Në Uzhicë arrestohet një kosovar, kishte shkuar të merrte letërnjoftimin serb

Një shqiptar i Kosovës i vjetër 34 vjeç është arrestuar sot në qytetin serb, Uzhicë, sipas fletarrestit të lëshuar nga Zvicra.

Lajme

23/03/2017 16:41

Sipas mediave serbe, kosovari i cili për një kohë të gjatë kërkohej nga autoritetet zvicerane për shkak të veprave kriminale të kryera atje, ka rënë lehtë në duart e policisë serbe, transmeton lajmi.net.

Ai kishte shtuar në stacionin policore të Uzhicës për të dorëzuar dokumentacionin që të nxjerrë letërnjoftimin e Serbisë.

Gjyqtari serb i ka caktuar atij masën e paraburgimit si masë ekstraduese. /Lajmi.net/