Në urimin e ditëlindjes për Mozzik, Loredana konfirmon shtatzëninë

Mozzik sot feston ditëlindjen.

ShowBiz

29/09/2018 11:03

Në mesin e urimeve të shumta, nuk ka munguar as ai i të dashurës së tij, Loredana Zefit, shkruan lajmi net.

“Urime ditëlindjen Mozzik, përveç që je burri im ju jeni miku im në të njëjtën kohë! Në çdo person, unë mund të dëshiroj të ndryshoj diçka, por tek ti jo. Për mua, ju jeni po aq i përsosur. Ne do të presim shumë gjëra në jetë, një tashmë është shumë afër! Ti e di se çfarë dua të them 🙂 FOREVER! Happy Birthday Mozzik aka Gramoz! @mozzik #bonnyandclyde”, shkruan ajo.

Loredana me këtë konfirmon se është në pritje të ëmbël të një bebe por që ende nuk ka treguar asgjë më shumë.

‘Bonnie&Clyde”, është bashkëpunimi i tyre i parë që u mirëprit nga fansat. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BoSSbVmj8Xx/?hl=en&taken-by=loredana