Në Ulqin përurohet një projekt që është i rëndësishëm edhe për pushuesit kosovarë

Sot në ora 17:00 zyrtarisht do të hapet rrethrrotullimi te Komuna e Ulqinit, një investim i rëndësishëm që do t’i japë zgjidhje problemit të trafikut të rënduar në qytetin.

Lajme

24/01/2018 13:02

Ky qytet, frekuentohet nga mijëra pushues kosovarë gjatë verës, dhe një nder problemet më të theksuar të turistëve është tollovia e madhe dhe trafiku i ngarkuar.

“Ky projekt i realizuar tërësisht me mjetet buxhetore ka një kosto 290 mijë euro dhe i jep zgjidhje njëherë e përgjithmonë jo vetëm trafikut në këtë nyje të rëndësishme, por dhe ujërave atmosferik që prej vitesh kanë qenë një problem i madh, veçmas gjatë periudhës së reshjeve”, ka njoftuar Komuna e Ulqinit.

Sipas Komunës, punimet e rrethrrotullimit i ka bërë SHPK Putevi Bar. Kjo është faza e parë e projektit që do të lidh Bulevardin GJ.K. Skënderbeu me bulevardin Nënë Tereza. /Lajmi.net/