Në trupin e një sulmuesi gjendet pasaporta siriane

Një pasaportë siriane është gjetur tek trupi i njërit nga sulmuesit rreth stadiumit të futbollit “Stade de France”, në Paris, deklarojnë përfaqësues të policisë franceze, raporton AP.

Bota

14/11/2015 13:58

Këtë informacion e kanë konfirmuar edhe televizione franceze.

Kujtojmë se mbrëmë në Paris janë kryer disa sulme terroriste, si pasojë mbetën të vdekur mbi 150 njerëz dhe shumë të tjerë të lënduar, transmeton lajmi.net.