Në top 10 reagimet për Sirinë në Twitter, edhe deklaratat e Thaçit dhe Pacollit

Sulmet e djeshme në Siri të udhëhequra nga Amerika kanë shkaktuar reagime në gjithë botën.

Lajme

15/04/2018 07:50

Edhe Kosova u rreshtua krahë aleatëve si SHBA-të, Britania dhe Franca, të cilat pas përdorimit të armëve kimike, nisën sulmet në Damask.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi dje gjatë ditës shkroi në twitter duke përkrahur sulmet, dhe duke kërkuar rrëzimin e Assadit, transmeton lajmi.net

“Mbështesë sulmet kundër regjimit të Assadit, që kanë shkelur vijat e kuqe duke përdorur armët kimike”, kishte shkruar presidenti i vendit.

Reagim bëri edhe ministri i jashtëm, Behgjet Pacolli. Në twitter gjithashtu ai shkroi se këto sulme janë të nevojshme.

E të dy deklaratat e zyrtarëve të lartë të Kosovës, ky rrjet social i ka rënditur në top 10 postimet për zhvillimet në Siri. /Lajmi.net/

222